Dy meshkuj kanë futur me dhunë në veturën e tyre një femër, ngjarja është xhiruar nga një qytetar
Një skenë e pazakontë është parë mëngjesin e kësaj të hëne në Fushë Kosovë.
Në këtë video të dërguar në adresë të Televizionit T7 nga qytetar të kësaj zone, shihet teksa dy burra me forcë fusin në makinë një grua.
Por, burime të televizionit T7 kanë treguar se në këtë rast bëhet fjalë për një problem mes bashkëshortëve.
Madje këto burime kanë treguar se gruaja që shihet në këto video, kishte shkuar në këtë vend të takonte një person të cilin dyshonte se kishte lidhje me bashkëshortin e saj.
https://www.youtube.com/watch?v=46sD_B6gQE
T7 ka arritur të kontaktojë me personin, emri i të cilit përmendet edhe në këtë video.
E apostrofuara në video ka mohuar të ketë ndonjë lidhje me personat që shihen në video.
Ndërkohë, banorët e kësaj lagje nuk kanë dashur të flasin para kamerave.
Në anën tjetër, me rastin menjëherë janë marr organet e rendit.
Polica kanë bërë të ditur, se kanë ndaluar 3 persona të përfshirë në këtë ngjarje.
Edhe dyshimet fillestare të policisë tregojnë që në këtë rast bëhet fjalë për një problem familjar. /