Rrënohen ndërtime pa leje në lagjen “Dardania” në Prishtinë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Rrënohen ndërtime pa leje në lagjen “Dardania” në Prishtinë

15:54 | 18 Dhjetor 2019

Inspeksioni rrënon ndërtime pa leje në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, gjatë ditës së sotme ka filluar ekzekutimin e vendimeve për rrënim në lagjen “Dardania” në kryeqytet

Këtë e ka bërë të ditur kreu i Inspeksionit, Adonis Tahiri, përmes një statusi në Facebook, ku ka treguar edhe arsyet e rrënimit.

“Sot kemi filluar ekzekutimin e disa vendimeve për rrënim në lagjen Dardania. Rastet në fjalë kanë të bëjnë me ndërtimin e mureve ndarëse pa leje, në ndërtesë kolektive; dhe uzurpim të hapësirës publike përmes vendosjes së shkallëve”, ka shkruar Tahiri.

Komento: