
Rrënohet një mbindërtimi pa leje në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.
Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, ka filluar një aksion për rrënimin e një objekti të ndërtuar pa leje në qendër të kryeqytetit.
Objekti gjendet afër Qendres Kryesore të Mjekësisë Familjare, në rrugën “Fehmi Agani”.
Sipas Komunës në vitit 2018 mbi 46 mijë ndërtimet pa leje janë regjistruar në Prishtinë.
Kur të përllogaritët i bie të jenë mbi 20 mijë objekte në Prishtinë, njofton Ekonomia Online.
Dje, kryetari Shpend Ahmeti ka njoftuar se uji i pijshëm në Prishtinë nuk do të rrezikohet dhe se askush nuk ka leje ndërtimi për atë pjesë. Ky reagim i Ahmetit vjen pak ditë pasi që Grupi për mbrojtjen e Liqenit të Badocit ka nisur kundërshtimin e planeve për ndërtime në këtë zonë.
Nëpërmjet në shkrimi, Ahmeti tha se kompania që u përfol që do të ndërtoj në këtë zonë, nuk ka leje ndërtimi dhe ende nuk ka aplikuar për leje ndërtimi. Sipas tij, kompania në fjalë ka aplikuar për kushte ndërtimore të cilat i paraprijnë aplikimit për leje.