Rrënohet një objekt pa leje brenda tregut me shumicë në Prishtinë

18:00 | 12 Shtator 2022

Ndërtimet pa leje po vazhdojnë të nderohen në kryeqytet.

Drejtoria e Inspekcionit në kryeqytet të hënën ka rrënuar një objekt afarist të ndërtuar pa leje në pronë shoqërore brenda Tregut me shumicë.

Siç njoftohet inspektorët e ndërtimit e kanë paralajmëruar palën për mos zhvillim të punimeve, por ky i fundit nuk e kishte respektuar këtë vërejtje.

“Drejtoria e Inspekcionit, përkatësisht, inspektorët e Sektorit të Ndërtimit, me kohë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet dhe kanë paralajmëruar palën për mos zhvillim të punimeve, mirëpo pala ka vazhduar me punë pavarësisht vërejtjeve të inspektorëve çfarë ka sjellur edhe reagimin rrënimin e objektit në fjalë”-bëhet më tej e ditur në njoftim.

Drejtoria e Inspekcionit ka kërkuar nga të gjithë qytetarët e kryeqytetit që të jenë bashkëpunues me inspektorët e kryeqytetit dhe t’i përfillin kërkesat dhe këshillat e tyre profesionale dhe ligjore.

Komento: