Aksion i Drejtorisë së Inspekcionit në Prishtinë rrënon një objek pa leje në “Rrugën B”.
Sektori i Ndërtimit në kuadër të Drejtorisë së Inspekcionit, ka zhvilluar një aksion në “Rrugën B”, për rrënimin e një objekti.
Sipas Drejtorit të inspekcionit Adonis Tahiri, edhe vitin e kaluar është rrënuar një objekt në të njëjtin vend, ndërsa tutje shtoi se pavarësisht urdhërit të inspektoristit pala nuk ka ndërprerë punimet.
“Jemi këtu për të zbatuar për rrënim për një pjesë të objekti. Më këtë objekt madje ka pas rrënime edhe vitin e kaluar por pala nuk e ka respektuar vendimin e inspekcionit dhe ka filluar me ndërtim përsëri”.
“Në një procesverbal e kam gjetur në tetor të vitit të kaluar dhe një të janarit sipas inspektorit thuhet se është mbindërtim dhe pavarësisht proces verbaleve pala nuk i ka ndërpre punimet pavarësisht urdhrit të inspekcionit. Ne javën e kaluar kemi nxjerrë vendimin për rrënim”.
Tahiri gjithashtu shtoi se të gjithë ata që ndërtojnë objekte pa leje do ta kenë fatin e njëjtë.
“Jemi këtu gjithashtu të përçojmë mesazh qe mos të bëjnë ndërtime të tilla për shkak se secili prej tyre do ta ketë fatin e njëjtë”.