Rrënohet objekt i ndërtuar pa leje pranë Stacionit të Autobusëve në Mitrovicë

16:26 | 20 Janar 2026
rrenohet-objekt-i-ndertuar-pa-leje-prane-stacionit-te-autobuseve-ne-mitrovice

Sot është realizuar rrënimi i një objekti të ndërtuar pa leje në pronë komunale pranë Stacionit të Autobusëve, bazuar në vendimin e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Faton Peci.

Veprimi u ndërmor nga Drejtoria e Inspekcionit me qëllim të lirimit të hapësirës së uzurpuar dhe rikthimit të saj në shërbim të interesit publik.

Kryetari Peci theksoi se “nuk do të lejohet ndërtimi i objekteve kundërligjshëm, dhe aksionet do të vazhdojnë deri në lirimin e plotë të hapësirave publike, për të garantuar rendin dhe respektimin e ligjit”. Ky veprim përfaqëson një hap konkret të Komunës së Mitrovicës drejt ruajtjes së rendit urban dhe mbrojtjes së pronës publike. /Telegrafi/

Komento: