
Pamje të dhimbshme: Rrenoja dhe germadha në sheshin ku u bë art e kulturë.
Kompleksi i godinave të Teatrit Kombëtar përfundon në gërmadha.
Shembja ka nisur që prej orës 04:30 fillimisht me godinën e Teatrit Kombëtar ndërsa tani në mesditë fadromat e INUV po shembin godinën e Teatrit Eksperimental.


Aksioni tërësor ka perfunduar rreth orës 13:30.
Ndryshe, ky aksion ka hasur në rezistencë të fortë nga banorët që kanë kundërshtuar rrëzimin e këtij objekti.
Ata edhe më tutje po e kundërshtojnë këtë veprim.