Aeroplani rrëshqet jashtë pistës, shpëtojnë pa lëndime 173 udhëtarët.
Një aeroplan i pasagjerëve të Koresë së Jugut rrëshqiti nga pista në Aeroportin Ndërkombëtar të Cebu në Filipine por asnjë nga 173 pasagjerët nuk u lëndua, raportojnë mediat në Filipine.
Një aeroplan Airbus SE A330 që fluturonte nga Seuli në Cebu u përpoq të ulej dy herë në mot të lig përpara se të kapërcente pistën në përpjekjen e tretë, thanë autoritetet e atjeshme, transmeton Klankosova.tv.
“Pasagjerët janë shoqëruar në tre hotele lokale dhe po organizohet një fluturim alternativ”, tha linja ajrore.
Ata thonë se aktualisht është duke u identifikuar shkaku i kapërcimit të pistës.