
Policia e Kosovës ka dalë më një apel për pjesëmarrësit, pas situatës së fundit të krijuar nga reshjet e shiut.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Policia ka bërë me dije se si pasojë e reshjeve, në disa zona të vendit nëpër rrugë të ndryshme janë evidentuar vështirësi në qarkullim, përfshirë dëmtime të rrugëve, rrëshqitje dheu e dëmtime në ura të caktuara.
Shoferëve u është bërë thirrje që ta përshtasin vozitjen me kushtet e rrugës.
“U bëjmë thirrje të gjithë shoferëve që të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar, të respektojnë rregullat e trafikut dhe ta përshtatin vozitjen me kushtet aktuale të rrugës dhe dukshmërinë e reduktuar, në mënyrë që të shmangin aksidentet e mundshme. Siguria fillon nga ju. Kur kushtet në rrugë ndryshojnë, kujdesi duhet të rritet”, thuhet në apel.
Ndryshe, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave ka paralajmëruar më herët se situata me vërshimet mund të përkeqësohet në rast se do të ketë reshje të reja./Reporteri.net