Rrëshqitje gurësh në Bogë të Rugovës, njëra korsi ndalohet për qarkullim

16:15 | 15 Shkurt 2026
rreshqitje-guresh-ne-boge-te-rugoves,-njera-korsi-ndalohet-per-qarkullim

Reshjet e mëdha të shiut që ranë gjatë mbrëmjes së djeshme dhe sot në Kosovë, sollën edhe rrëshqitjen e gurëve në Rugovë, konkretisht në Bogë.

Për këtë zhvillim u informuan edhe organet e rendit, zyrtarët e të cilës morën menjëherë masat e sigurisë.

Detaje dha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova.

“Nga shembja e gurëve nuk ka dëme. Aktualisht njëra korsi është ndaluar për qarkullimin e automjeteve”, deklaroi Rugova./KK

Komento: