Rreth 1 mijë pacientë të hospitalizuar

16:00 | 08 December 2020

Mbushen spitalet, rreth 1 mijë pacientë të hospitalizuar.

Numri i pacientëve të hospitalizuar në vend po vazhdon të jetë i lartë.

Gjatë ditës së sotme, 964 pacientë janë të hospitalizuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale, nga të cilët 670 janë të konfirmuar me COVID-19.

10 nga pacientët janë në respiratorë, 31 në ventilim mekanik joinvaziv dhe 710 me oksigjen.

Vetëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë 367 pacientë, nga të cilët 312 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, 13 të konfirmuar negativ dhe 42 të pakonfirmuar.

9 pacientë janë në respiratorë, 16 në ventilim mekanik joinvaziv dhe 268 me oksigjen.

Ndërsa, në spitalet rajonale janë të shtrirë 597 pacientë, nga të cilët 358 të konfirmuar pozitiv me COVID-19, 124 të konfirmuar negativ dhe 122 të pakonfirmuar. Një pacientë është në respiratorë, 15 në ventilim mekanik joinvaziv dhe 442 me oksigjen.

Në Spitalin e Prizrenit janë të shtrirë 162 pacientë, në Spitalin e Gjakovës 91, në Spitalin e Pejës 149, në Spitalin e Gjilanit 82, në Spitalin e Vushtrrisë 24, në Spitalin e Mitrovicës 32 dhe në Spitalin e Ferizajit 57.

Në anën tjetër, gjatë ditës së djeshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet rajonale kanë qenë të shtrirë 988 pacientë, nga të cilët 691 të konfirmuar me virusin Covid-19.

Nga këta pacientë, 8 ishin në respiratorë, 39 në ventilim mekanik joinvaziv dhe 729 me oksigjen.

Vetëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ishin të shtrirë 352 pacientë, nga të cilët 305 të konfirmuar pozitiv me Covid-19, 15 të konfirmuar negativ dhe 29 të pakonfirmuar.

Ndërsa, në spitalet rajonale në vend ishin të shtrirë 636 pacientë nga të cilët 386 të konfirmuar pozitiv me Covid-19, 23 me ventilim mekanik joinvaziv dhe 469 me oksigjen.

Komento: