Rreth 100 kg produkte të mishit asgjësohen në Klinë, po transportoheshin me veturë pa plotësuar kushtet minimale – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Rreth 100 kg produkte të mishit asgjësohen në Klinë, po transportoheshin me veturë pa plotësuar kushtet minimale

11:28 | 22 Qershor 2022

Asgjësohen rreth 100 kg produkte të mishit në Klinë, po transportoheshin me veturë pa plotësuar kushtet minimale.

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në fshatin Gremnik të Klinës, pasi dyshohet për veprën penale “Prodhim, vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimorë”.

Sipas njoftimit të policisë, në veturën e të dyshuarit janë gjetur duke u transportuar produkte të ndryshme të mishit me peshë 96 kilogramë, pa plotësuar kushtet minimale për transport.

“Fsh. Gremnik, Klinë 16.06.2022 – 03:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të automjetit të tij janë gjetur duke u transportuar produkte të ndryshme të mishit (96 kg) pa plotësuar kushtet minimale për transport”, thuhet në raportin e policisë.

Inspektorët e AUVK-it kanë bërë asgjësimin e produkteve. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Komento: