Rreth 3 mijë kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve në veri

17:07 | 18 Korrik 2024
rreth-3-mije-kerkesa-per-konvertimin-e-patente-shofereve-ne-veri

Rreth 3 mijë kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve janë bërë deri më tani në veri të vendit.

Lajmin e bëri të ditur për Front Online, Veton Elshani, zëvendësdrejtor i policisë për rajonin e veriut.

Elshani njoftoi se numri i përgjithshëm i kërkesave për këtë periudhë është 3 mijë e 55.

Tutje, Elshani thotë se në Leposaviq deri më tani janë 825 kërkesa, në Mitrovicën e Veriut 802, në Zubin Potok 462 dhe në Zveçan 551 kërkesa.

Komento: