Mbi 200 mijë viktima dhe mbi 2.9 milionë të infektuar në botë nga koronavirusi.
Ka shkuar në 203 mijë e 299 numri i të vdekurve nga koronavirusi në botë. Ndërkohë aktualisht të infektuar me Covid-19 janë 2.921.571.
Përkundër numrit të madh të vdekjeve numri i të shëruarve tashmë ka arritur në 837 mijë 045. Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Universiteti John Hopkins.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jetë vendi më i prekur nga koronavirusi me 960,896 raste të konfirmuara dhe mbi 54 mijë vdekje.
Me 26,384 viktima Italia renditet e dyta për nga numri i vdekjeve, ndërsa Spanja renditet e dyta për nga numri i rasteve të konfirmuara me gjithsej 223,759 të infektuar.