Rreth 3 milionë të infektuar, e mbi 200 mijë të vdekur nga koronavirusi në botë

10:28 | 26 Prill 2020

Mbi 200 mijë viktima dhe mbi 2.9 milionë të infektuar në botë nga koronavirusi.

Ka shkuar në 203 mijë e 299 numri i të vdekurve nga koronavirusi në botë. Ndërkohë aktualisht të infektuar me Covid-19 janë 2.921.571.

Përkundër numrit të madh të vdekjeve numri i të shëruarve tashmë ka arritur në 837 mijë 045. Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Universiteti John Hopkins.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jetë vendi më i prekur nga koronavirusi me 960,896 raste të konfirmuara dhe mbi 54 mijë vdekje.

Me 26,384 viktima Italia renditet e dyta për nga numri i vdekjeve, ndërsa Spanja renditet e dyta për nga numri i rasteve të konfirmuara me gjithsej 223,759 të infektuar.

Komento: