Rreth 30 krerë të shteteve do të marrin pjesë në funeralin e Chirak

19:04 | 28 September 2019

Të premten do të mbahet ceremonia e varrimit të ish-presidentin francez Jacques Chirac.

Rreth 30 krerë shtetesh dhe qeverish do të jenë të pranishëm në ceremoninë e varrimit të ish-presidentit francez, Jacques Chirac, që do të zhvillohet të hënën.

”Presidenti rus Vladimir Putin, ai italian Sergio Mattarella dhe kryeministri hungarez Viktor Orban janë ndër ata që pritet të marrin pjesë”, tha sot Elizeja.

Presidenti i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker dhe presidenti gjerman Frank-Ëalter Steinmeier gjithashtu njoftuan se do të jenë të pranishëm.

”Ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder pritet gjithashtu”, sipas Elizesë.

Në vitin 2003, Chirac mbështeti Schroeder në luftën e tij kundër planeve të ish-presidentit amerikan George Ë. Bush për pushtimin e Irakut.

E hëna do të jetë ditë zie kombëtare për Francën.

Presidenti francez, Emmanuel Macron pritet të jetë i pranishëm në këtë ceremoni, ashtu si ish-presidentët Francois Hollande, Nicolas Sarkozy dhe Valery Giscard d’Estaing.

Komento: