Rreth 300 mijë euro i ka paguar Serbia taksë Kosovës

17:31 | 26 December 2018

Serbia për një muaj i ka paguar 300 mijë euro taksë Kosovës.

Që kur u vendos taksa 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, importi nga këto dy shtete ka rënë jashtëzakonisht shumë.

Sipas të dhënave të fundit të dala nga dogana, për më shumë se një muaj, konkretisht data 21 nëntor kur është vendosur taksa, në Kosovë nga Serbia kanë hyrë 300,000 euro mall të importuar, shkruan lajmi.net.

Për 300,000 euro mall të importuar, shteti serb i ka paguar Kosovës, 300,000 euro taksë, derisa vitet e kaluara kur nuk kishte taksë është paguar vetëm tatimi mbi vlerën e shtuar, ku për 300,000 euro mall, janë paguar vetëm 46,000 euro tatim.

Këto detaje për lajmi.net i ka dhënë zëdhënësi i Doganave, Adriatik Stavileci.

Ai gjithashtu është shprehur se nuk ka pasur rritje të fluksit të importit as gjatë festive të fundvitit.

“Nuk ka fluks, ka rënë gati në minimum, muaji tani ka qenë rreth 300,000 euro mall të importuar për dallim nga viti i kaluar kur për të njëjtën kohë ishte 35 milion”, tha Stavileci për lajmi net.

Ai gjithashtu është shprehur se produktet e importuara janë kryesisht lëndë e parë, shembull stiropor ose sungjer, produkte pa etiketa që hynë më tutje në procesin e prodhimit.

Ai është shprehur se është rritur fluksi i importimit nga vende të tjera siç janë Maqedonia, Shqipëria e Italia.

Komento: