Rreth 4 milion viktima nga COVID-19 në gjithë botën

17:52 | 13 June 2021

Rreth 4 milion viktima nga COVID-19 në gjithë botën.

Numri i viktimave nga COVID-19 në botë ka shkuar në 3 milionë e 813 mijë e 319, sipas faqes botërore të statistikave ëorldometers.info.

Ndërsa, sipas kësaj faqeje, numri i të infektuarve me këtë virus në botë ka shkuar në 176 milionë e 551 mijë e 81.

160 milionë e 556 mijë e 750 persona janë shëruar nga ky virus.

Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve të infektuara me gjithsej 34 milionë e 316 mijë e 5 raste dhe 614 mijë e 958 viktima.
Pastaj India me 29 milionë e 485 mijë e 65 raste dhe 371 mijë e 225 viktima dhe Brazili me 17 milionë e 376 mijë e 998 të infektuar dhe 486 mijë e 358 viktima.

Ndërsa, vetëm në 24 orët e fundit raportohet se në botë janë regjistruar edhe rreth 144 mijë raste të reja me COVID-19 dhe mbi 2 mijë e 800 viktima.

Komento: