Rreth 7.2 milion fëmijë të infektuar me Covid në SHBA

00:02 | 16 December 2021

Sipas raportit më të fundit, nga Qendra amerikane e Pediatrisë rreth 7.2 milion fëmijë janë infektuar me Covid në SHBA. Më konkretisht, 7,196,901 fëmijë janë infektuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë. Fëmijët përbëjnë 17.2% të të gjithave rasteve në vend.

Incidenca është 9, 562 raste për 100 mijë fëmijë. Javën e kaluar u regjistruan 164 mijë raste, një rritje prej 24% në krahasim me një javë më përpara. Ndërkohë që nga fillimi i shtatorit janë regjistruar 2.1 milion raste.

Megjithatë, numri i shtrimeve në spital të fëmijëve varion nga 1.7 në 4% të totalit, ndërsa numri i viktimave mbetet në 0.27%, sipas raportit.

Komento: