Rreth 80 mijë ukrainas që jetojnë jashtë vendit u kthyen për të luftuar në atdhe

21:34 | 01 Mars 2022

80 mijë ukrainas që jetojnë jashtë vendit u kthyen për të luftuar në atdhe.

Ministria e Brendshme e Ukrainës ka thënë se 80 mijë ukrainas janë kthyer nga jashtë vendit që të luftojnë për liri kundër agresorit rus.

Këta njerëz janë kthyer prej momentit kur Rusia filloi fushatën e pushtimit të Ukrainës.

Kështu bën të ditur the Kyiv Independent në një shkrim.

“80,000 ukrainas u kthyen nga jashtë që kur Rusia filloi pushtimin”, shkruan ai.

“Sipas Ministrisë së Brendshme, e cila citon Shërbimin Shtetëror të Rojës Kufitare, shumica dërrmuese e këtyre shtetasve ishin burra që u bashkuan në radhët e Forcave të Armatosura dhe formacioneve të tjera ushtarake”, thuhet tutje.

Rusia filloi pushtimin e Ukrainës javën e kaluar por prej atëherë ka hasur në rezistencë të ukrainasve që u kanë shkaktuar humbje të mëdha.

Komento: