Rreth 900 milionë € shpenzime për naftë, mbi 102 milionë € për benzinë

13:11 | 01 Janar 2024
rreth-900-milione-e-shpenzime-per-nafte,-mbi-102-milione-e-per-benzine


Deri sa për naftë kosovaret gjatë vitit që lamë pas shpenzuar rreth 900 milionë euro, vlera e shpenzimeve për benzinë është rreth nëntë herë më e vogël.

Pra, gjatë vitit 2023 sipas të dhënave të Doganës së Kosovës shihet se gjithsejtë janë importuar 85 milionë litra benzinë, e ku baza Doganore për benzinën e importuar ka qenë mbi 54 milionë euro, raporton Front Online. 

Më tutje gjithmonë referuar të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës shihet se për benzinën e importuar kompanitë importuese kanë paguar mbi 32 milionë euro në emër të akcizës si dhe mbi 15 milionë euro në emër të TVSH-së.

Pra, të vlera totale e taksave të paguara për benzinën e importuar gjatë vitit që tashmë po e lëmë pas ka qenë mbi 48 milionë euro, raporton Front Online.

Komento: