Rreth 95% e vendvotimeve të rinumëruara, sot pritet mbyllja e procesit

09:26 | 30 Janar 2026
rreth-95%-e-vendvotimeve-te-rinumeruara,-sot-pritet-mbyllja-e-procesit

Sot pritet të përmbyllet procesi i rinumërimit të gjithsej 2 mijë e 557 vendvotimeve nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Këtë e  konfirmoi zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Nga fillimi i këtij procesi (13 janar) dhe deri në përfundimin e ditës së enjte (29 janar) janë rinumëruar rreth 95% apo 2,414 nga 2,557 vendvotime. Pra, kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 143 vendvotime që i takojnë 4 komuave të fundit nga ky proces, si Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe Shtërpcë”, deklaroi ai,

Komento: