“Rreth orës 21:30- 22:00 mund të dihen rezultatet preliminare”

20:45 | 07 Qershor 2026
“rreth-ores-21:30-22:00-mund-te-dihen-rezultatet-preliminare”

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Kreshnik Radoniqi ka mbajtur një konferencë për media.

Në këtë konferencë ai deklaroi se procesi zgjedhor i sotëm ka shkuar në rregull dhe se s’ka pasur ndonjë parregullsi.

I pyetur se kur pritet të dihen rezultatet preliminare, Radoniqi tha se pritet që rreth orës 21:30 – 22:00 veçse të lidhen këto rezultate.

Ndryshe KQZ veçse ka publikuar linkun ku mund të ndiqen live rezultatet.

Komento: