
Të gjitha fluturimet në Shtetet e Bashkuara janë ndërprerë deri në një njoftim të ri “për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme dhe për arsye të sigurisë” – tha në një deklaratë Administrata Federale e Aviacionit.
Shkaktari i kësaj mase nuk ishte menjëherë i qartë, por një zëdhënës i Administratës Federale të Aviacionit tha se ekziston një problem në komunikim që po i prek Qendrat e Kontrollit të Trafikut Ajror, të cilat i menaxhojnë fluturimet në mbarë vendin, raporton televizioni CNN.
“Trafiku duhet të mbetet i ndërprerë deri në një njoftim tjetër. Fluturimet ndërkombëtare do të menaxhohen veç e veç” – thuhet më tej në deklaratë.
Hera e fundit që ishte marrë vendim për ndërprerjen e të gjitha fluturimeve brenda ShBA-së ishte në janarin e vitit 2023, kur kishte rënë sistemi për njoftimin e pilotëve.
Para këtij rasti, hera e fundit kur ishte lëshuar urdhër për ndërprerjen e të gjitha fluturimeve ishte pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001.