Rrethi i dytë kualifikues të Championsit, Drita mëson kundërshtarin e mundshëm

16:12 | 10 August 2020

Drita mëson kundërshtarin e mundshëm edhe të rrethit të dytë kualifikues të Championsit.

Kampioni i Kosovës, Drita, ka mësuar edhe kundërshtarin e mundshëm të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, në rast se arrin në këtë fazë.

Drita fillimisht duhet të kalojë finalen e fazës parakualifikuese, ku nesër do të ndeshet me Linfieldin.

Në rast të triumfit në këtë ndeshje në fazën e parë kualifikuese do të ndeshet me klubin e njohur polak Legia nga Varshava.

E nëse arrin të bëjë befasi, e ta kalojë edhe këtë fazë, atëherë në rrethin e dytë kualifikues do ta pres fituesin e duelit mes Ararat-Armenias të Armenisë dhe Omonias së Qipros.

Vendos do të jetë fituesi i duelit mes Legisë dhe Dritës.

Komento: