
Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e garës në zgjedhjet e 7 qershorit.
Krasniqi ka thënë se këtë vendim e ka marrë pas “diskutimeve dhe reflektimeve personale”.
“Edhe pse kësaj here nuk do të jem pjesë e listës zgjedhore, përkushtimi im ndaj LDK-së mbetet i palëkundur. Besoj fuqishëm se LDK është esenciale për shtetin e Kosovës dhe do të vazhdoj të kontribuoj me të njëjtin ideal, energji dhe përgjegjësi politike”, ka deklaruar ndër të tjera ajo.
“LDK ka kaluar gjithmonë sfida të mëdha, sepse forca e saj buron nga njerëzit e mirë të këtij vendi dhe nga besimi i tyre tek ata që i qëndruan pranë Kosovës në ditët më të vështira. LDK nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë pronë e interesave personale apo stacion i përkohshëm për ambicie individuale”, shkruan më tej ajo.