Agjencia për Mbrojtje të Mjedisit, ka dhënë një lajm për qytetarët.
Brezovica do të vazhdojë të qëndrojë e mbyllur edhe gjatë vikendit, kjo pasi që Agjencia për Mbrojtje të Mjedisit ka bërë të ditur se janë edhe dy orteqe me rrezikshmëri të mesme të cilat do të largohen nga FSK’ja gjatë këtyre dy ditëve, transmeton Gazeta Express
Këtë e ka bërë të ditur, Drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina, përmes Facebook’ut, duke shkruar se janë takuar me pjesëtarë të KFOR’it dhe FSK’së dhe pas punës e analizimit të situatës kanë ardhur në përfundim se nga 7 pika të zeza apo orteqe të mundshme, 5 prej tyre nuk paraqesin rrezik ndërkaq dy të tjera do të largohen brenda dy ditëve.
“Nga 7 pika të zeza apo orteqe të mundshme, 5 prej tyre nuk paraqesin me rrezik për askënd kurse dy janë me rrezikshmëri të mesme dhe i lihet FSK që gjatë ditës se nesërme e shtunë të bëjë rrëshqitjen dhe largimin e tyre”, ka shkruar Morina.
Qendra e Brezovicës do të vazhdojë të qëndrojë e mbyllur edhe gjatë ditëve të vikendit.
Nesër bëhen një javë prej kur Brezovica po qëndron e mbyllur pas tragjedisë ku ndërroi jetë zëvendësministri i Diasporës, Arian Daci
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/brezovica-e-mbyllur-edhe-ne-vikend-rrezik-nga-dy-orteqe-622153/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright