Rrezikohen banorët e Istogut, bie shtylla elektrike në mes të rrugës

16:12 | 12 Dhjetor 2020

Bie shtylla elektrike në mes të rrugës, rrezikohen banorët e Istogut.

Një shtyllë elektrike ka rënë në mes të rrugës në Istog.

Një lexues ka dërguar fotografi, ku në mes të rrugës shihet shtylla elektrike e cila përveç se është e rrezikshme, po pengon edhe qarkullimin e automjeteve.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Istog-Vrellë. Ndërsa nuk bëhet e ditur se a janë njësitet e KEDS-it në vendin e ngjarjes.

Komento: