Rrezikohen banorët e Podujevës, ujqërit kalojnë në mes të shtëpive të tyre

18:36 | 26 Shkurt 2019

Një rrezik u është kanosur banorëve të një fshati të Podujevës.

“Mëngjes të jashtëzakonshëm”, kështu e kanë quajtur disa banorë në ditën e sotme në fshatin Shajkoc të Podujevës.

Këtë mëngjes ata kanë parë ujqit të cilit kishin zbritur në arat e këtij fshati.

E në këtë sezonë, kur edhe ka mungesë të ushqimit, ujqërit kthehen në zona të banuara.

Banorët nuk kanë hezituar edhe t’i fotografojnë ujqit, teksa siç shihet të njëjtit edhe janë adaptuar në arat përkitazi me shtëpi të banuara.

Komento: