Velipojë është përfshirë nga zjarri.
Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në vendin e quajtur Maja e Zezë, në Velipojë.
Flakët kanë vënë përpara bimësinë e zonës, ndërsa përhapja e tyre rrezikon disa banesa të cilat ndodhen në vendin e quajtur Mali Kolaj.
Për të shuar flakët janë angazhuar disa banorë të zonës dhe efektivë të policisë, por tereni vështirëson punë e tyre.
Për shuarjen e flakëve janë njoftuar edhe emergjencat civile si dhe struktura të tjera, ndërsa po shihet edhe mundësia për të ndërhyrë me helikopter nga ajri. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.