Rrezikohen banorët nga një zjarr i madh në Velipojë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Rrezikohen banorët nga një zjarr i madh në Velipojë

18:19 | 04 Shtator 2019

Velipojë është përfshirë nga zjarri.

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në vendin e quajtur Maja e Zezë, në Velipojë.

Flakët kanë vënë përpara bimësinë e zonës, ndërsa përhapja e tyre rrezikon disa banesa të cilat ndodhen në vendin e quajtur Mali Kolaj.
Për të shuar flakët janë angazhuar disa banorë të zonës dhe efektivë të policisë, por tereni vështirëson punë e tyre.

Për shuarjen e flakëve janë njoftuar edhe emergjencat civile si dhe struktura të tjera, ndërsa po shihet edhe mundësia për të ndërhyrë me helikopter nga ajri. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!