Shtatë turistë janë shpëtuar në Durrës.
Roja bregdetare kanë shpëtuar shtatë turistë që rrezikonin të humbnin jetën në ujërat e Detit Adriatik, në Durrës mbrëmjen e sotme.
Mjeti lundrues me të cilin udhëtonin ka pësuar avari dhe është dashur ndërhyrja e rojes bregdetare për t’i nxjerrë në breg.
Por fatmirësisht, burime te mediave shqiptare bëjnë me dije se përvec panikut, turistët nuk pësuan asnjë lëndim.