Rrezikonte qytetarët e Prishtinës çdo natë me veturën e tij, ja ҫka ndodhi me këtë person

22:17 | 17 Shkurt 2020

Është prangosur personi i cili rrezikonte qytetarët e Prishtinës çdo natë me veturën e tij.

Policia e Kosovës ka prangosur një person i cili me veturën e tij rrezikonte jetën e qytetarëve me vozitje të rrezikshme në Prishtinë.

Videot e publikuara nga ‘Vrojtuesit e Lagjes-Prishtinë’ e shfaqnin atë duke vozitur veturën në rrugën C në Prishtinë pothuajse çdo natë.

Deri te prangosja erdhi pasi banorët ishin ankuar se ndiheshin të rrezikuar nga vozitjet e pakujdesshme dhe zhurmat e mëdha në orët e vona të natës.

Komento: