Rreziku nga koronavirusi, IKSH kontrollon një nga një udhëtarët e ardhur nga Italia

18:23 | 27 Shkurt 2020

Kosova po merr masa të rrepta për t’u mbrojtur nga infektimi me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka dhënë detaje rreth kontrollimit që po u bëhet udhëtarëve që po vijnë nga Italia, për t’u siguruar se të njëjtit nuk janë të prekur nga koronavirusi.

Sipas IKSHP-së, gjatë kontrollëve që janë bërë tërë ditën e sotme nuk ka rezultuar me gjetjen e shenjave klinike të sëmundjes.

Njoftimi i plotë i IKSHP-së:

NË AEROPORTIN E PRISHTINËS, KONTROLL MJEKËSORE PËR UDHËTARËT E ARDHUR NGA ITALIA

Ekipet mjekësore të Aeroportit bashkë me QKMF Lipjan, Drenas dhe Fushë-Kosovë të mbështetir nga ekipi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë kontrolluar të gjithë udhëtarët e ardhur sot nga Verona e Italisë, sipas protokoleve të OBSH dhe ECDC dhe te asnjëri nga udhtarët nuk janë gjetur shenja klinike të sëmundjes. Udhtarët megjithatë janë rekomanduar të qëndrojnë në shtëpi duke evituar kontaktet e afërta me persona tjerë dhe të mbajnë higjienën personale dhe larjen e duarve.

Komento: