Rreziku nga koronavirusi, mbyllet Brezovica

21:23 | 14 Mars 2020

Koronavirusi po vazhdon të përhapet edhe në Kosovë.

E për të parandaluar Qeveria ka marrë vendim që të mbyllen të gjitha lokalet, hotelet, klubet e natës dhe qëndrat tregtare.

E këtij vendimi i është bindur edhe qendra e skijimit në Brezovicë.

Kjo e fundit është mbyllur sot si masë parandaluse e përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

Kësisoj, teliferikat në këtë pistë skijimi do të jenë jashtë funksionit.

Po ashtu, në Brezovicë janë mbyllur të gjitha lokalet dhe hotele

Komento: