Virusi kinez, koronavirusi po vazhdon përhapjen e tij edhe në Itali.
Tashmë është pothuajse e sigurt që ndeshja e Ligës së Evropës mes Interit dhe Ludogoretsit do të zhvillohet prapa dyerve të mbyllura të enjten, për shkak të druajtjeve nga sëmundja ngjitëse koronavirus.
Kjo sëmundje tejet ngjitëse është duke u shpërndarë me shpejtësi të madhe nëpër veri të Italisë, e cila i ka mbytur tre persona dhe i ka infektuar mbi 200 të tjerë deri tani, transmeton Express.
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka konfirmuar se sot do të vendosë nëse do t’i anulojë të gjitha ndeshjet e fundjavës në Serie A, ndërkohë që disa rajone si Lombardia, Piedmonti, Veneto, Liguria, Friuli dhe Emilia-Romagna, i kanë pezulluar të gjitha ngjarjet publike përfshirë ato sportive deri në mesnatën e 1 marsit.
Derisa është duke u biseduar për ricaktimin e orarit të disa ndeshjeve, e njëjta gjë nuk është e mundur edhe me ndeshjet e Ligës së Evropës.