Rreziku nga Koronavirusi, në këtë gjendje arrijnë lojtarët e Ludogorets në ‘San Siro’

21:13 | 26 Shkurt 2020

Përhapja e koronavirusit vazhdon në Itali.

Prandaj, ndeshja e nesërme në Europa League midis Interit dhe Ludogorets në San Siro do të luhet pas dyerve të mbyllura, ashtu si xhiroja e ardhshme e Serisë A këtë fundjavë, përcjell ORAinfo.

Këtë pasdite, lojtarët e Ludogorets arritën në Milano.

Siç shihet në fotografi, lojtarët dhe stafi kanë veshur maska për të mbrojtur më tej veten e tyre nga Coronavirus.

Loja mes Interit dhe Ludogorest do të zhvillohet të enjten duke filluar nga ora 21:00. /ORAinfo/

Komento: