
Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka anuluar të gjitha tubimet përmbyllëse në Podujevë për zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Kjo është bërë e ditur nga kandidati i kësaj partie, Naim Fetahu përmes një postimi në Facebook.
“E kuptoj gatishmërinë dhe vullnetin tuaj për një tubim madhështorë, por, si kryetar, në asnjë rrethanë nuk mund ta vë në rrezik shëndetin tuaj”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
VËMENDJE:
Të nderuar qytetarë,
Ashtu siç tashmë jeni njoftuar, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur Pandemi, Coronavirusin.
Në përputhje me vendimin e institucioneve përkatëse dhe planit parandalues kundër këtij virusi, ne kemi vendosur që të anulojmë tubimin përmbyllës në Podujevë, i paraparë për nesër, me 13 mars.
Të dashur aktivistë,
E kuptoj gatishmërinë dhe vullnetin tuaj për një tubim madhështorë, por, si kryetar, në asnjë rrethanë nuk mund ta vë në rrezik shëndetin tuaj.
Unë do të mbajë nesër një konferencë përmbyllëse të fushatës.
Faleminderit shumë për mbështetjen gjatë këtyre ditëve. Ju jam shumë mirënjohës.
Me Respekt
Naim Fetahu