Rreziku nga koronavirusi, UEFA merr vendimin e papritur

18:08 | 06 Mars 2020

Italia po përballet me perhapje të madhe të koronavirusit.

Gjyqtarët italianë janë ‘përjashtuar’ nga UEFA, për ndeshjet e radhës së Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Shkaku i frikës nga Coronavirusi, gjyqtarët italianë nuk janë përfshirë nga UEFA për ndeshjet e ardhshme të garave evropiane, përcjell lajmi.

Në Ligën e Kampionëve, Daniele Orsato drejtonte ndeshjen Real Madrid – Manchester City, javën e kaluar.

Derisa në Ligën e Evropës, në raundin 1/32, Marco Guida drejtonte ndeshjen e Espanyol – ëolverhampton, kurse Massa drejtonte ndeshjen e Arsenalit kundër Olympiacos.

‘Tuttomercatoëeb’ bën të ditur se të gjithë gjyqtarët italianë janë përjashtuar nga UEFA, për ndeshjet e radhës.

Italia është një nga vendet më të prekura nga Coronavirusi.

Komento: