Rrëzimi i aeroplanit, sot ditë zie në Ukrahinë

09:35 | 09 Janar 2020

9 janari ditë zie kombëtare në Ukrahinë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka shpallur 9 janarin ditë zie kombëtare.

Në njoftimin e publikuar në faqen e tij zyrtare, Zelensky tha se ai do të fliste me presidentin iranian, Hassan Rouhani për të forcuar bashkëpunimin midis dy vendeve për të përcaktuar shkakun e rrëzimit të aeroplanit, raporton ‘CNN’.

“45 ekspertë ukrainas kanë mbërritur në Teheran për të ndihmuar në hetim dhe për të ndihmuar në identifikimin e kufomave të viktimave”, tha Zelensky.

82 iranianë, 63 kanadezë dhe 11 ukrainasë vdiqën në aeroplanin i cili u përplas tre minuta pasi u nis nga aeroporti i Iranit.

Komento: