Rrëzimi i kërkesës së SPAK për Ballukun, BE: Lufta ndaj korrupsionit është thelbësore për integrim

15:10 | 12 Mars 2026
rrezimi-i-kerkeses-se-spak-per-ballukun,-be:-lufta-ndaj-korrupsionit-eshte-thelbesore-per-integrim

Delegacioni i Bashkimit Evropian ka reaguar pas votimit në Kuvendin e Shqipërisë kundër kërkesës së SPAK-ut për arrestimin e Belinda Ballukut.

Sipas BE-së, lufta ndaj korrupsionit është thelbësor në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

“Bashkimi Evropian është në dijeni të rezultatit të votimit të sotëm në Parlamentin e Shqipërisë. Angazhimi ndaj shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë të një rëndësie thelbësore për procesin e anëtarësimit në BE. Sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në reagim.

Komento: