Rrëzimi i Qeverisë ‘Haradinaj’, ja çka po pret LDK-ja

21:12 | 08 Prill 2019

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka thënë se partia e tij pret që një pjesë e pozitës do të votojë për rrëzimin e Qeverisë ‘Haradinaj’.

Sipas tij shteti i Kosovës po rrezikohet nga shkatërrimi dhe izolimi ndërkombëtar si rezultat i papërgjegjësisë së koalicionit qeverisës.

Përmes një postimi në Facebook Mustafa ka thënë se LDK, gjithnjë këto tri dekada që nga themelimi, ka vepruar dhe do të veprojë në mbrojtje të interesave të Kosovës, përcjell ORAinfo.

Postimi i plotë i Mustafës:

Ne presim që edhe vetë pjesa e partive në pushtet, që nuk dëshiron shkatërrimin e shtetit dhe izolimin ndërkombëtar të Kosovës, të na bashkëngjitet në ruajtjen e shtetit tonë nga rreziqet e shumta që po i kanosen nga ky koalicion qeverisës i papërgjegjshëm.

LDK, gjithnjë këto tri dekada që nga themelimi, ka vepruar dhe do të veprojë në mbrojtje të interesave shtetërore demokratike të Republikës së Kosovës. /ORAinfo/

Komento: