“Rrëzimi i Qeverisë Haradinaj ngadalëson dialogun”

13:16 | 26 May 2019

Kohëve të fundit po flitet shumë për rrëzimin e Qeverisë aktuale të Kosovës.

Gazeta serbe “Danas” ka kontaktuar me disa nga qarqet diplomatike nga Perëndimi për t’i pyetur rreth kundërmasave ndaj Kosovës që pritet të i marrë qeveria e Serbisë.

Diplomatët besojnë se këto kundërmasat ndaj taksës 100% do të jenë të dëmshme për Serbinë dhe se do të shkaktonte një reagim të keq tek perëndimorët.

“Për momentin, në këtë gjendje Beogradi është në epërsi morale sepse që kurë Kosova e ka vendosur taksën, nuk ka ndihmuar asgjë për të gjetur një zgjidhje rreth problemit kosovar.”, thotë një nga diplomatët që gazeta serbe e ka mbajtur anonim.

Tutje, diplomatët besojnë që rrëzimi i “Qeverisë Haradinaj” vetëm do të ngadalësonte tempon e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Nesër në parlamentin serb do të diskutohet për herë të parë për Kosovën dhe dialogun. Vuçiq ka mundësi që nesër të tregoj kundërmasat që po planifikon qeveria e Serbisë t’i ndërmarrë, si përgjigje ndaj taksës 100%.

Komento: