Rrezitet në Venecia, turistja dënohet me 250 euro gjobë

21:00 | 30 June 2019

Një turiste kanadeze është dënuar me një gjobë prej 250 eurove, pasi që po rrëzitej e veshur me bikini në Venecia.

23 vjeçarja ishte në Papadopoli Gardens në kohën kur policia iu afrua dhe e gjobiti.

“Është e ndaluar që të ecni në publik me kostume të notit apo me gjoks të zbuluar”, shkruante në gjobë.

Qyteti i njohur italian ka ndryshuar shumë ligje së fundi të cilat shumë turistë të padijshëm mund të i shkelin. Në to përfshihet edhe një gjobë kur personat hedhen në ujë nga urat afër lumit që përçon këtë qytet.

Gjithashtu ka gjoba për persona që rrinë ulur nëpër shkallët e qytetit të vjetër.

Autoritetet e Venecias kanë vënë edhe një taksë për turistë prej 3 euro në ditë.

Komento: