Rrëzohet aeroplani me 179 pasagjerë në Iran, nuk ka të mbijetuar

09:08 | 08 January 2020

Aeroplani me 179 pasagjerë rrëzohet në Iran, nuk ka të mbijetuar.

Një aeroplan me më shumë se 170 pasagjerë, i cili ishte nisur drejt Kievit të Ukrainës, është rrëzuar disa minuta pas ngritjes në ajër nga aeroporti ndërkombëtar i Tehranit në Iran.

Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit tha se nuk ka gjasa që të gjendet ndonjë i mbijetuar. Një zyrtar iranian më vonë konfirmoi se asnjë person nuk ka mbijetuar në këtë aksident.

Këtë vlerësim e konfirmoi edhe Ministria e Jashtme e Ukrainës. Mediet lokale të këtij vendi raportuan se numri i njerëzve që kanë qenë në aeroplanin e rrëzuar mund të jetë rreth 180.

“Aeroplani u rrëzua pesë minuta pas ngritjes. Piloi nuk pati kontakt me kullën e vrojtimit dhe nuk dha njoftim për gjendje emergjente para rrëzimit”, tha zëdhënësi i aviacionit civil, Reza Jafarzadeh.

Trupat e viktimave, të mbuluara me batanije
Raportohet se 147 prej personave të vdekur ishin shtetas të Iranit, ndërsa 32 kanë qenë nga shtete të tjera, transmeton Gazeta Express.

Aeroplani i rrëzuar ishte i tipit “Boeing 737-800” dhe i përkiste një kompanie ukrainase. Ai ishte prodhuar para më pak se katër vjetëve.

Nuk ka shenja se ky aksident është i lidhur me sulmin me raketa ndaj bazave ushtarake në Irak.

Komento: