Rrëzohet helikopteri ushtarak në Pakistan, nuk ka të mbijetuar

20:45 | 10 Qershor 2026
rrezohet-helikopteri-ushtarak-ne-pakistan,-nuk-ka-te-mbijetuar

Një helikopter ushtarak pakistanez u rrëzua në Kashmirin e kontrolluar nga Pakistani të mërkurën, duke vrarë të gjithë personat në bord. Ushtria njoftoi se shkaku i rrëzimit ishte një defekt teknik, shkruan Euronews.

“Një helikopter Mi-17 i Forcave Ajrore të Pakistanit u rrëzua pranë Muzaffarabad sot gjatë ngritjes për shkak të një defekti teknik”, tha krahu i medias i ushtrisë në një deklaratë.

Deklarata shtoi se “i gjithë personeli në bordin e avionit arriti shehadetin (martirizimin)”, por nuk dha një numër të saktë viktimash.

Aksidenti ndodhi pranë Muzaffarabad, kryeqytetit rajonal, gjatë një proteste dhe greve të organizuar nga Komiteti i Përbashkët i Veprimit Awami, një aleancë e disa grupeve e ndaluar së fundmi. Ushtria nuk ka thënë se kishte ndonjë lidhje midis rrëzimit dhe protestave.

Komento: