Rrëzohet helikopteri, vdesin tre persona – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Rrëzohet helikopteri, vdesin tre persona

09:49 | 02 Dhjetor 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë.

Tre punonjës të ekipeve të shpëtimit humbën jetën pasi helikopteri i tyre u rrëzua pranë Marsejës, në Francën e Jugut.

Helikopteri u rrëzua gjatë teksa ishte nisur me punonjësit për të ndihmuar njerëzit e prekur nga përmbytjet e mëdha, tha të hënën ministria franceze e Brendshme.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 1 dhjetorit, tha ministria, e cila shtoi se po zhvillohej një hetim për të ekzaminuar shkakun e aksidentit.

Bregdeti mesdhetar i Francës është goditur nga reshjet e dendura të shiut gjatë javës së kaluar duke shkaktuar përmbytje të mëdha në zonë.

Komento: