Një 62-vjeçar shqiptar, mëngjesin e sotëm, mbeti i plagosur pas një aksidenti në punë, brenda varrezave Castelletto Ticino në provincën e Novarës.
Ndërkohë, mediat italiane bëjnë me dije se62-vjeçari ka ndërruar jetë në spital këtë pasdite.
62-vjeçari, i cili punonte në një kompani që menaxhon shërbimet e varrezave, është rrëzuar nga një shkallë, nga një lartësi prej rreth pesë metrash, teksa po kryente punë mirëmbajtjeje në një kamare.
Ai u transferua në spitalin Maggiore në Novara me helikopterin pasi ndodhej në gjendje shumë të rëndë.