Rrëzohet punëtori në vendin e punës, përfundon në QKUK

10:34 | 15 September 2020

Punëtori rrëzohet në vendin e punës, përfundon në QKUK.

Një person është dërguar në QKUK pasi është lënduar në vendin e punës

Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës në Prishtinë, njofton policia në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, viktima është rrëzuar, ndërkaq rrethanat janë ende të panjohura.

“Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK, pasi që i njëjti përderisa ishte duke punuar, në rrethana të panjohura është rrëzuar. Viktima është hospitalizuar për shkak të lëndimeve”, njofton policia.

Njësitet përkatëse janë duke hetuar rastin.

Komento: