Rrëzoi Salahun në finalen e Ligës së Kampionëve, shikoni si pritet Ramos në Egjipt

15:54 | 04 Korrik 2019

Egjiptianët nuk janë më të inatosur me Sergio Ramos.

Shumë egjiptianë u zemëruan me të pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve 2018, pasi Mohamed Salah u lëndua rëndë në shpatull gjatë një përplasjeje me qendërmbrojtësin spanjol.

Megjithatë, koha shëron të gjitha plagët dhe Ramos u trajtua me një mirëseardhje të ngrohtë kur mbërriti në Egjipt për një pjesë të muajit të mjaltit me Pilar Rubio.

Ai u përshëndet me lule dhe himni i Real Madridit u luajt në sfond, përcjell lajmi.net.

Duket që edhe vet lojtari u befasua nga mikpritja që i bën egjiptasit, duke marrë parasysh komentet urryese të tyre nëpër rrjetet sociale pas përplasjes që pati me yllin e Liverpool.

Në videon e mëposhtme mund të shihet më së miri se si u prit Ramos në Egjipt.

Ndryshe, Reali pati fituar 3-1 ndaj Liverpoolit në finalen e vitit 2018, por lëndimi i hershëm i Salah pretendohet se e lehtësoi punën e ‘Los Blancos’ për triumfin e 13-të të tyre në histori.

Komento: